Kryeministri Edi Rama, në mbledhjen e grupit parlamentar të PS pas 24 masave të sigurisë të vendosura nga GJKKO për stafin e UBT, është ndalur tek situata e vështirë që ka kaluar Universiteti me mungesën e studentëve.

Ai ka rrëfyer se rektori i universitetit ka kërkuar që në UBT të pranoheshin studentë edhe me mesatare notash 5, sepse rrezikohej mbyllja.

Masat e marra ndaj stafit nga Gjykata e Posaçme, Rama i ka paralelizuar me atë që anti-mafia bën në Itali.

“Rektori më tha, kryeministër po mbyllet universiteti le të marrë një vendim qeveria që edhe me 5-a të vijnë në universitet sepse do të mbyllet. I kam thënë jo do të luftojmë në anën tjetër.
Në Kamëz do të bëhet universiteti i Vjenës. Si i shpjegohet austriakëve që SPAK hyn në një universitet sikur hyn në fshatin e Corleones? Këto i bën antimafia në Itali”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb