Rektori i Universitetit Bujqësor të Tiranës, Fatbardh Sallaku foli dje para grupit parlamentar të PS, pas masave të SPAK ndaj zyrtarëve dhe pedagogëve të këtij institucioni arsimor, për abuzime me tenderat.
Kreu i grupit parlamentar demokrat, Gazment Bardhi e ka quajtur një mbledhje të tillë si “përpjekje për të intimiduar drejtësinë”. Me ironi Bardhi tha se PS duhet të thërrasë për ta dëgjuar edhe Safet Bajrin.
Gazment Bardhi: Dënojmë me forcë një akt të paprecedente të ndodhur dje në ambientet e kryesisë së Kuvendit ku një rektor kërkoi strehim në grupin tuaj parlamentar për të justifikuar një aferë të rëndë korruptive në UBT. Rektori ende sot nuk ka kërkuar të sqarojë atë organ akademik që ka për detyrë të sqarojë, Senatin akademik. E krijon bindjen se ajo që po ndodh në UBT është tipikisht një injorim total i ligjit.
Nuk mund të bëheni strehë për çdo të korruptuar që akuzohet nga SPAK, sepse do të vijë dita që do t’ju kërkojë të rrëfehen edhe anëtarë të grupeve kriminle.
Më thonë që ka ardhur në grupin tuaj një kërkesë edhe nga Safet Bajri. Mos diskriminoni, nëse thirrni ata, thirrni edhe një nga grupi kriminal.
Distancohu sa jeni në kohë ndaloni tentativën për të intimiduar drejtësinë
