Empoli eliminoi nga Kupa e Italisë Juventusin, teksa një pjesë loje luajti edhe Ardjan Ismajli. Presidenti i Empolit, Fabrizio Corsi, vlerësoi në maksimum mbrojtësin shqiptar, Ismajli.

“Jemi mbi re, le të marrim më të mirën dhe të gjejmë besimin për mbylljen e këtij sezoni të vështirë. Kemi rikuperuar dy lojtarë të rëndësishëm si Ismajli dhe Marianuçi.

Dhe kjo solli të mirat e veta pas një periudhe të vështirë. Tani problemi është të ruajmë mentalitetin dhe të harrojmë mbrëmjen e djeshme”, tha ai.

(J.S/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb