Një plagosje me thikë ka ndodhur në Shkodër mesditën e kësaj të enjte. Dyshohet se ka patur një konflikt mes 2 personave dhe njëri prej tyre ka marrë lëndime nga mjeti prerës.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Guci e Re të Njësisë Administrative Rrethina.

Në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia dhe po heton rrethanat e rastit.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb