Ndërron jetë i plagosuri me thikë në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Guci e Re të Njësisë Administrative Rrethina.

Dyshohet se ka patur një konflikt mes 2 personave dhe njëri prej tyre mori lëndime nga mjeti prerës. I plagosuri  ka ndërruar jetë për shkak të plagëve të marra.

Nuk dihet ende identiteti i viktimës apo i autorit të krimit.

Në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia dhe po heton rrethanat e rastit.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb