Gazetari Igli Çelmeta ka siguruar për BalkanWeb pamje nga momenti kur 24-vjeçarja Rayyan Alwan dhe 49-vjeçari Fadi Alwan kanë mbërritur në Shqipëri, nga aeroporti i Rinasit.

Mësohet se çifti jetonin në Gjermani dhe kanë mbërritur në Rinas më datë 19 shkurt, ku në aeroport te kontrolli i pasaportës janë prezantuar me dokumente greke dhe më pas pasi kanë rezervuar një taksi kanë shkuar nga Rinasi te zona e rrugës së Kavajës dhe kanë marrë apartamentin me qira aty ku ndodhi edhe u gjet e vrarë ditën e djeshme 24-vjeçarja.

Policia ka kqyrur kamerat e sigurisë në zonë dhe më datë 22 shkurt 49 vjeçari në pamje filmike shfaqet duke u larguar nga zona e rrugës së Kavajës dhe po më datë 22 shkurt është larguar në mbrëmje nga aeroporti i Rinasit në drejtim të Greqisë. Grupi hetimor ka dyshime të forta që edhe krimi ka ndodhur më datë 22 shkurt, pra 6 ditë më parë ku 49-vjeçari palestinez 25 vite më i madh se bashkëshortja e tij pasi fillimisht e ka dhunuar e ka vrarë me thikë dhe e ka mbuluar me një çarçaf dhe më pas ka marrë të gjithë mjetet e identifikimit, telefonin dhe çdo send personal të 24-vjeçares dhe është larguar në drejtim të Greqisë.

Ende nuk dihet arsyeja se pse çifti palestinez që i përkisnin besimit islam kishin udhëtuar drejt Shqipërisë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb