Pak javë më parë, modelja e njohur Kristina Baki ndau me të gjithë miqtë virtualë se është në pritje të fëmijës së dytë. Së bashku me vajzën 3-vjeçare Siera, dhe partnerin e saj, Kristina postoi një video, përmes së cilës lajmëroi se familja po rritet: “Më shumë dashuri, më shumë jetë. Familja jonë po rritet”, – shkroi ajo, por pa zbuluar ende gjininë e foshnjës.

Pasditen e sotme, e ftuar në “Ftesë në 5”, Kristina zbuloi se pas pak javësh, ajo do të mirëpresë përsëri një vajzë. Duke folur për mëmësinë dhe për momentet më të bukura që i ka falur familjes Siera, modelja tha se është shumë e lumtur që për vogëlushen po vjen një motër.

Edhe në profilin e saj në Instagram, Kristina postoi një video, me të cilën zbulon gjininë: “Mezi po pres të të takoj…” – shkruan modelja duke zbuluar se është në pritje të një vajze.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb