Në buletinin mjekësor të publikuar për Atin e Shenjtë, është bërë e ditur se Papa Françesku ka pasur një krizë të izoluar bronkospazme pasditen e sotme, pas një paraditeje të kaluar duke alternuar fizioterapinë e frymëmarrjes me lutjen në kapelë. Kjo krizë shkaktoi një episod vjelljeje dhe një përkeqësim të vrullshëm të frymëmarrjes.

Menjëherë pas kësaj, Ati i Shenjtë iu nënshtrua një aspirimi në bronke dhe ajrimit mekanik jo invaziv. Gjatë gjithë kohës, Papa Françesku ka qenë i vetëdijshëm dhe ka bashkëpunuar me veprimet terapeutike.

Në buletin, ende nuk jepen detaje për ecurinë e mëtejshme të gjendjes shëndetësore të Atit të Shenjtë. Në mëngjes, ai ka marrë sakramentin e Kungimit.

𝗕𝗨𝗟𝗘𝗧𝗜𝗡𝗜 𝗠𝗝𝗘𝗞𝗘̈𝗦𝗢𝗥 i gjendjes shëndetësore të Atit të Shenjtë në ditën e sotme 28/02/2025

Ati i Shenjtë pasdrekën e sotshme, pas një paraditeje të kaluar duke alternuar fizioterapinë e frymëmarrjes me lutjen në kapelë, ka pasur një krizë të izoluar bronkospazme që ka shkaktuar një episod të vjellti dhe një përkeqësim të vrullshëm të frymëmarrjes.

Atit të shenjtë i është bërë menjëherë një aspirim në bronke dhe është filluar ajrimi mekanik jo invaziv, me një përgjigje të mirë të shkëmbimeve të gazrave.

Ati i Shenjtë ka qenë gjithë kohën i vetëdijshëm dhe i orjentuar duke bashkëpunuar me veprimet terapeutike.

Ende nuk mund të shprehemi rreth ecurisë së mëtejshme të situatës. Në mëngjes ka marrë edhe Kungimin.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb