Ajo që ndodhi dje në Zyrën Ovale mes presidentit të SHBA Doland trump dhe presidentit ukrainas Volodymir Zelensky ka tërhequr vëmendjen duke bërë që sytë e të gjithë botës të ktheheshin nga Uashingtoni.

Pas takimit i cili përfundoi pa asnjë marrëveshje të nënshkruar mes palëve ndryshe nga sa pritej, Trump foli për gazetarët ku u bëri me dije lajmin se bisedimet nuk shkuan mirë.

Ai tha se Zelensky “e teproi ” dhe përsëriti deklaratën që ia tha edhe vetë në takim presidentit Zelensky, se ka letra jo të mira në dorë sa i përket negociatave për arritjen e një paqeje me Rusinë.

Trump tha se Zelensky do të ishte “i fortë nëse do të nënshkruante marrëveshjen për mineralet e propozuar nga SHBA”.

“Ai po kërkon të vazhdojë dhe të luftojë dhe të luftojë, ndërsa ne po kërkojmë t’i japim fund vdekjes,” shtoi Trump.

I pyetur se çfarë duhet të bëjë lideri ukrainas për të rifilluar bisedimet, Trump tha se duhet të thotë ‘”Dua të bëj paqe'”.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb