SPAK ka zhvilluar një operacion në Tiranë ku mësohet se është lëshuar arrest shtëpiak për një avokat.
Avokati i ndaluar është Bardh Koçi i dyshuar për veprën penale ushtrim i ndikimit të paligjshëm.
Gazetarja Klodiana Lala raporton për BalkanWeb se janë urdhëruar edhe 3 kontrolle banesash.
Avokati Bardh Koçi është arrestuar vite më parë për një mashtrim. Në vitin 2015 ai u prangos pas denoncimit të bërë nga një biznesmen ndërtimi.
Koçi i kishte marrë 15 mijë euro biznesmenit me pretendimin se do t’i siguronte leje dhe do ndërmjetësonte në përfitimin e sheshit të ndërtimit.
(BalkanWeb)
