Deputeti i PD, Tomor Alizoti, i ftuar në emisionin Kjo javë në News 24 ka shprehur mirënjohje për faktin që LaCivita ka ardhur në PD e në Shqipëri, duke theksuar se kjo mund të hapë mundësi për lidhje të forta të PD me ish-presidentin Donald Trump.

Alizoti theksoi se fakti që LaCivita po sulmohet tregon rëndësinë e tij në fushatë. Ai e cilësoi mbështetjen e tij si të vlefshme dhe të dobishme për PD-në.

Tomor Alizoti: Është nder për ne që LaCivita erdhi në Shqipëri. Nëpërmjet LaCivita kemi një derë të hapur tek Trump. Fakti që e sulmojnë, tregon se ai është njeri tepër i rëndësishëm, është njeriu më i rëndësishëm në fushatën që u fitua në SHBA nga Donald Trump. Mbështetja e tij është shumë ndihmuese për ne.

(Balkanweb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: