Nga një operacion i SPAK, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit dhe AMP, janë lëshuar në total 10 masa sigurie.

Ndër personat, për të cilët është lëshuar urdhër-arrest është edhe kandidati për kryetar Bashkie në Roskovec në zgjedhjet e vitit 2023 nën siglën e PD, Erdit Hazizaj. Ai aktualisht është shpallur në kërkim.

Hazizaj është larguar nga policia në vitin 2022. Ai akuzohet nga SPAK për trafik droge, kultivim i bimëve narkotike, grup i strukturuar, shpërdorim detyre. Emri i Hazizaj dhe i efektivëve të tjerë të arrestuar në operacionin e mbrëmjes së sotme mësohet se ka dalë në Sky Ecc.

Erdit Hazizaj humbi në zgjedhjet e vitit 2023 në Roskovec përballë kandidates Majlinda Bufi.

(Balkanweb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb