Janë dashur rreth 4 orë për të përcaktuar rezultatet e Primarëve për demokratët lezhjanë, të cilët kanë votuar se kë dëshirojnë të kenë kandidatë për deputet në zgjedhjet e 11 majit.
Sic raporton për Balkan web, gazetari i News24, Elidon Ndreka, në votimet e të shtunës, 1 mars, në Lezhë morën pjesë në votime 1349 votues nga 3700 të regjistruar në lista ose 36.45%.
Renditja e kandidatëve sipas votave
Martib Biba – 36
Ndue Bitraj – 13
Marjana Brunga – 47
Maringlen Doçi – 8
Dedë Doda – 11
Mark Gjoka – 29
Rudina Gjoka – 61
Gjin Gjoni – 524
Donika Haxhiaj – 59
Elda Hoti – 47
Luigj Isufi – 2
Sandër Kovaçi – 28
Aleksandër Lalaj – 32
Lindita Metaliaj – 334
Ndre Mollaj – 30
Kastriot Piroli – 6
Lindita Toma – 4
Marjan Tuci – 25
Gjok Vuksani – 58
