Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte është shprehur se presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky duhet të gjejë një mënyrë për të riparuar marrëdhëniet e tij me presidentin amerikan Donald Trump pas përplasjes gjatë takimit në Shtëpinë e Bardhë.

“Është e rëndësishme që presidenti Zelensky duhet të gjejë një mënyrë për të rivendosur marrëdhëniet e tij me presidentin amerikan, por edhe me ekipin e tij të lartë drejtues”, tha Rutte  për mediat ndërkombëtare.

Rutte e përshkroi takimin mes dy presidentëve në Shtëpinë e Bardhë si “të pafat”, ndërsa shtoi se gjatë administratës së parë të Trump, nga viti 2017 deri në vitin 2020 SHBA miratoi shitjen e sistemit raketor antitank Javelin, i cili i mundësoi Ukrainës të luftonte kur Rusia filloi pushtimin e saj në shkallë të plotë në 2022.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb