Dy persona humbën jetën dhe një tjetër u plagos,  në një zjarr që shpërtheu herët sot në një pallat në Osaka të Japonisë.  Forca të forta zjarrfikëse janë nisur drejt lagjes së Nishinarit për të vënë nën kontroll zjarrin para se të përhapej në pallatet fqinje.

Zona është  shumë  e populluar , dhe ndodhet afërsisht 500 metra në jugperëndim të Stacionit Dobutsuen në metronë Osaka.

Zjarrfikësve iu deshën rreth një orë për të shuar zjarrin.

Transmetuesi japonez NHK raporton se tre persona u dërguan në spital,  ku një burrë dhe një grua u shpallën të vdekur.  Një burrë është dërguar në spital jashtë rrezikut për jetën, sipas të njëjtit burim.

Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit, i cili ka shkaktuar dëme të mëdha materiale.

(BalkanWeb)

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: