Tregu i kriptovalutave u rrit papritur të dielën pasi Presidenti amerikan Donald Trump njoftoi krijimin e një rezerve strategjike amerikane për asetet digjitale që do të përfshijë jo vetëm Bitcoin, por edhe monedha të tjera virtuale.

Lista e Trump përfshin përveç kriptomonedhës më të shtrenjtë në treg edhe kriptovaluta si Ethereum, Ripple, Solana dhe Cardano.

“Një rezervë e kriptove të SHBA-së do ta lartësojë këtë industri kritike pas vitesh sulmesh korruptive nga administrata Biden, kjo është arsyeja pse Urdhri im Ekzekutiv mbi Asetet Digjitale e udhëzoi Grupin e Punës Presidenciale të ecë përpara në një Rezervë Strategjike Kripto që përfshin XRP, SOL dhe ADA,” thuhej në postim. “Unë do të sigurohem që SHBA të jetë Kryeqendra Kripto e Botës.”

“Dhe, padyshim, BTC dhe ETH, si kriptovaluta të tjera të vlefshme, do të jenë në zemër të Rezervës,” tha ai në një postim vijues.

Ripple (XRP) u rrit 33% pas njoftimit ndërsa Solana u rrit me 22%. Monedha Cardano u rrit më shumë se 60% pas njoftimit të Trump.

Bitcoin dhe Ethereum fituan përkatësisht 8% dhe 11% rritje në vlerën e tyre.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb