Një zjarr shpërtheu në një rafineri nafte në qytetin rus të Ufa, njoftoi agjencia e lajmeve RIA Novosti, duke cituar drejtorinë rajonale të Ministrisë së Emergjencave të Federatës Ruse.

“Nuk ka asnjë kërcënim për banorët e zonave përreth”, sigurojnë autoritetet lokale. Në vendngjarje kanë shkuar forca të forta zjarrfikëse, si dhe një ekip i ngarkuar me analizimin e cilësisë së ajrit.

Shkaqet e zjarrit ende nuk janë zbardhur. Megjithatë, disa kanale në platformën Telegram, duke përfshirë edhe median SHOT, raportojnë se incidentit i ka paraprirë një shpërthim i fuqishëm në impiantet e naftës.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: