Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha e ka quajtur Belinda Ballukun, si ministrja që ka vjedhur më shumë në historinë e Shqipërisë.

Në një prononcim për mediat pas paraqitjes në SPAK, Berisha u shpreh se do të krijohet një grup i cili do të hulumtojë me faktin se ku kanë shkuar miliarda lekë të grabitura nga kryeministri Edi Rama dhe zv. kryeministrja Balluku.

“A nuk është krim zgjedhor të marrësh gjysmën e qeverisë dhe të shkosh për qëllime elektorale në Athinë? Nuk ka krim më të shëmtuar zgjedhor se ky! Krimi zgjedhor këtu ndodh çdo ditë dhe absolutisht nuk ka asnjë reagim të vetëm. Këto janë krimet, krimi është për fushë. Lubi Balluku ka marrë ministritë dhe agjencitë i ka çuar të gjitha në Fier se ajo beson se do mund të zgjidhet deputete, por të zgjidhet dhe të stërzgjidhet, por në mënyrë absolute ajo do bëhet përgjegjëse si ministrja më hajdute e të gjitha kohërave e Shqipërisë.

Gjyshi i saj ka qenë lule ç’është kjo. Kjo është e pangopur, e papërmbajtur. Është njeriu që nuk ka asnjë lloj përmbajtje, ka vetëm pasion të çmendur për të vjedhur. Drejtoresha e Albkontrollit meremetoi zyrën me 220 mijë euro. Një vilë e re kushton 220 mijë euro, zyra e saj kushton aq vetëm se ulej Belinda… lere mos e pyet”, tha ai.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb