Ish-kryeministri i Kanadasë dhe kryetari i Unionit Internacional Demokratik IDU), Stephen Harper, i ka dërguar një ftesë zyrtare kryetarit të PD, Sali Berisha për të marrë pjesë në Forumin IDU 2025, që do të mbahet në Bruksel nga 14 deri më 16 maj.
Në një prononcim për gazetarët pasi doli nga SPAK ku zbatoi masën e sigurisë “detyrim paraqitjeje”, Berisha u shpreh se në Bruksel do të shkojë për të dhënë shembullin se si betejat për liri nuk humbasin kurrë.
“Në Bruksel do të shkoj fitimtar. Letra ka disa vlerësime të qarta se përse është ftuar Sali Berisha në IDU. Do të shkoj për të dhënë lajmin e triumfit të PD nga 11 maji dhe për të dhënë shembullin se si betejat për liri nuk humben kurrë”, tha ai.
(BalkanWeb)
