Volodymyr Zelensky i ka  dërguar një mesazh popullit të Ukrainës pas pjesëmarrjes së tij në Samitin e Londrës.

Zelenskyy  premtoi më shumë përpjekje diplomatike me pjesëmarrjen e nevojshme të Shteteve të Bashkuara.  E gjithë kjo ndërkohë që ai deklarohet i gatshëm të nënshkruajë marrëveshjen me SHBA-në për tokat e rralla.

“Si rezultat i këtyre ditëve, ne shohim mbështetje të qartë nga Evropa. Unitet edhe më i madh. Gatishmëri edhe më e madhe për bashkëpunim. Të gjithë janë të bashkuar në një pozicion themelor që të ketë paqe të vërtetë, ne kemi nevojë për garanci reale të sigurisë. Dhe ky është qëndrimi i gjithë Evropës i gjithë kontinentit, Mbretërisë së Bashkuar, Bashkimit Evropian, Turqisë”, tha fillimisht ai

“Sot kemi koordinuar qëndrimet tona. Do të ketë shumë takime dhe përpjekje të përbashkëta në ditët dhe javët në vijim. Do të ketë diplomaci për paqen. Dhe për të mirën e të gjithë ne të jemi të bashkuar: Ukraina, Evropa dhe domosdoshmërisht Shtetet e Bashkuara”, shtoi presidenti ukrainas

Ai  theksoi se Ukraina e kupton rëndësinë e Amerikës dhe se janë mirënjohës për të gjithë mbështetjen që kanë marrë nga forcat amerikane.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb