Kreu i PD, Sali Berisha ka pranuar se presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta do të jetë në lista e mbyllura sa i përket zgjedhjeve të 11 majit.
Ai u shpreh se kreu i PL dëshironte të ishte pjesë e listave të hapura, por se kjo mund të ndodhë sepse duke qenë se është në qeli dhe në pamundësi për të organizuar fushatë elektorale.
“Ilir Meta është i burgosur politik dhe ka mbështetjen e plotë totale të PD dhe të gjithë opozitës shqiptare. Nuk ka diskutim.
Lista të hapura? A mund të bëjë fushatë ai nga burgu. Ai donte nga lista të hapura, por ata e mbajnë në burg që të mos bëjë fushatë, sepse Edi Rama do të marrë mandatet duke mbajtur kundërshtarët në burg.
Prandaj ai do jetë deputet në parlament dhe Edi Rama do jetë aty ku e meriton, do ekstradohet tek McGonigali. Bile ja tani atje është McGonigali”, tha ai.
(BalkanWeb)
