Jonatan Pano nga Partia Demokratike, i ftuar në Programin e drekës në News 24 komentoi procesin e Primareve në Partinë Demokratike.

Pano thekson se doli mirë në Primare. Ai tha se është fokusuar të punojë më fort në njësinë ku banon, atë 8 në kryeqytet.

Jonatan Pano vlerësoi se procesi i Primareve e ka bërë që të jetë në lëvizje dhe në kontakt me anëtarësinë e PD-së.

Jonatan Pano: Unë jam fokusuar tek njësia 8, ku unë banoj. Ka qenë super eksperiencë, na ka vënë në lëvizje. Unë kam qenë gjithë kohës në terren. Kjo më ka bërë mjaft aktiv politikisht. Në Primare votuan mbi 51 mijë votues demokratë.

Do doja të kishim një “qeveri më vete” nga PD. Në krye të ministrive duhet të kishim njerëz që janë profesionistë në një fushë të caktuar. Kushdo që del në fushatë, duhet të ketë mbështetje tek strukturat e partisë. Primaret e tregojnë sesa mbështetje ke nga anëtarësia e Partisë Demokratike.

(Balkanweb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: