Republikani Mark Crawford, i ftuar në emisionin “Open” në News 24, theksoi se Amerika ka qëndruar gjithmonë në mbështetje të Ukrainës, duke pasqyruar situatën e luftës ku Rusia është agresori dhe Ukraina viktima.
Ai tha se qëndrimi i Donald Trump ka qenë strikt, i cili ka sugjeruar ndalimin e shpenzimeve për Ukrainën, teksa tha se presidenti amerikan do që të bëjë rolin e arbitrit. Crawford shtoi se Trump ka deklaruar se kritikat ndaj Ukrainës nuk do të thotë se është në krah të Putinit, duke theksuar se shumica e amerikanëve nuk janë të përfshirë në ndihmën për Ukrainën dhe se vendi duhet të ndiqte një “rrugë të drejtë”.
Mark Crawford: Ne e dimë se Amerika ka qenë krah për krah me Ukrainën. Rusia ka qenë agresori dhe Ukraina viktima. Trump ka thënë se duhet të ndalojmë shpenzimet që janë bërë në Ukrainë. Trump po përpiqet të bëhet arbitër. Në Europë thonë se nëse nuk je me Ukrainën, je me Putinin.
Trump thotë se duhet të jemi më të ftohtë, pse bëjmë kritika për Ukrainën, nuk do të thotë se je me Putin. Shumica e amerikanëve nuk mendojnë për Ukrainën. Ukraina duhet të marrë një rrugë të drejtë.
