Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e djeshme në aksin rrugor “Bilisht-Hoçisht, ku një automjet me drejtues ende të paindetifikuar ka përplasur një 28-vjeçar.
I dëmtuari është në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rezikut për jetën.
Blutë po punojnë për identifikimin e drejtuesit të automjetit dhe për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Njoftim:
Mbrëmë, në aksin rrugor “Bilisht-Hoçisht”, një automjet me drejtues ende të paindetifikuar, ka përplasur shtetasin D. Gj., 28 vjeç (këmbësor), i cili është në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rezikut për jetën. Po punohet për identifikimin e drejtuesit të automjetit dhe për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë,
(BalkanWeb)
