Gjykata e Posaçme rrëzon kërkesën e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj për kthimin e telefonit të sekuestruar në momentin e arrestimit. Lajmi konfirmohet për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Lala. Veliaj pretendonte se telefoni i tij është sekuestruar në mënyrë të paligjshme në momentin që u arrestua në zyrën e tij.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës u arrestua me urdhër të SPAK mesditën e 10 shkurtit 2025. Ai akuzohet nga Prokuroria e Posaçme për korrupsion pasiv dhe pastrim parash.
Ndërkohë, më herët Apeli i GJKKO ka rrëzuar kërkesën e Ajola Xoxës, bashkëshortes së Veliajt për të shpallur të paligjshme kontrollet te apartamenti që përdorej prej saj dhe sekuestrimin e telefonit.
Andaj Xoxës rëndojnë akuzat korrupsion pasiv, pastrim parash e fshehje pasurie.
Hetime SPAK ka zhvilluar edhe ndaj 5 biznesmenëve, në kuadër të dosjes “Veliaj”. Shkëlqim Fusha, Gentian Sula, Fatmir Bektashi, Sokol Kryeziu dhe Meriman Palushi janë lënë në masën detyrim paraqitje për akuzën e korrupsioni aktiv. Sipas Prokurorisë së Posaçme ata kanë dhënë ryshfet te Veliaj për të marrë fonde publike dhe leje ndërtimi. Krahas 5 biznesmenevë në detyrim paraqitje, GJKKO ka lënë na masën e sigurisë arrest me burg sipërmarrësin tjetër, Elman Abule.
Gjithashtu, SPAK njofton se po kryen hetime paraprake edhe për deputeten socialiste Klotilda Bushka, që sipas Prokurorisë së Posaçme ka penguar zbulimin e së vërtetës. Dy prokurorët që hetuan dosjen “Veliaj” janë Ols Dado dhe Altin Dumani.
(BalkanWeb)
