Plas sherri në Kuvendin e Serbisë, kur deputetët e opozitës u ngritën nga ulëset dhe hodhën mjete piroteknike në sallë. Përplasja erdhi pasi deputetët e koalicionit qeverisës të partisë së Aleksandar Vuçiç në pushtet miratuan rendin e ditës, të cilin opozita e kundërshtoi.

Deputetët opozitarë iu afruan tavolinës së kryetarit të Kuvendit, Anna Brnabiç, aktivizuan bomba me tym të kuq dhe të zi dhe shpalosën një pankartë ku shkruhej “Serbia po ngrihet për të rrëzuar regjimin”.

Raportohet se tymi nga mjetet piroteknike mund të nuhatet edhe në korridoret e Kuvendit serb. Mes deputetëve të opozitës dhe atyre të partisë në pushtet të Aleksandar Vuçiç ka patur edhe përplasje fizike.

Qeveria miratoi paraprakisht rendin e ditës me 62 pika, ku përfshihen edhe ndryshimet në Ligjin për Arsimin e Lartë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Këto të fundit janë kërkesë e studentëve që protestojnë në Serbi, që nga shembja vdekjeprurëse e një strehe në Stacionin Hekurudhor të Novi Sadit, më 1 nëntor të vitit të kaluar./ REL

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb