Ish-prokurori Eugen Beci, i ftuar në emisionin “Open” në News 24, ka komentuar përgjimet që SPAK ka realizuar ndaj një anëtari të Gjykatës Kushtetuese.
Ai theksoi se ky hetim është bërë në mënyrë proaktive. Beci shtoi se struktura e Posaçme ka ndjekur procedurat e duhura të Kodit të Procedurës Penale.
Eugen Beci: SPAK ka kryer hetim pro aktiv, teksa prokuroria po përpiqet që të ketë prova, nga subjekte që mund të jenë nën hetim nga Prokuroria e Posaçme. SPAK besoj se ka pasur indicie për përgjimet. Nga ana formale, SPAK nuk ka shkelur kodin e procedurës penale. Përgjimet publike bëhen vetëm me miratimin e prokurorit. Në ambiente private, autorizimi mund të merret nga gjykata.
SPAK është në rregull nga pikëpamja proceduriale. Ka informacion se mund të ketë korrupsion për një çështje të caktuar dhe në këto procedura është në rregull. Prokuroria e Posaçme ka zbatuar në mënyrë rigoroze formën sesi nis një procedim. Kemi edhe një super Prokurori, e pabalancuar në atë fuqi që duhet të ketë çdo pushtet në vetvete. Problemi është tek mënyra sesi është ndërtuar legjislacioni dhe reforma.
