Në studion e emisionit Open në News24 ka pasur një debat mes ish-zyrtarit të lartë të Policisë Arben Hajdarmataj dhe avokatit Indrit Sefa.

Sefa tha se nuk është normale që të dalë emri i oficerit të BKH-së në publik. Ndërsa, Hajdarmataj u shpreh se nuk sheh ndonjë problem, sepse edhe polici arreston kriminelin.

Arben Hajdarmataj: Përgjimet nuk janë provë. Pse aludoni me këtë që prokurori i SPAK është në rrezik. Edhe polici arreston kriminelin. Ju ankoheni pse del oficeri i BKH me emër e fytyrë. Pse? Edhe polici e arreston me fytyrë, e çon në gjyq.

Indrit Sefa: Nuk mund të dalë emri i BKH me emër dhe me figurë.

Arben Hajdarmataj: Në momentin që shkresa i jepet avokatit, gjithçka ka dalë.

Indrit Sefa: Nxirret sekreti hetimor.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb