Mbrëmja e të mërkurës pritet të jetë edhe më emocionuese me “bigët” e Evropës që do të zbresin në fushën e lojës.
Vëmendja kryesore do të jetë e përqendruar në Allianz Arena të Mynihut, teksa Bayern do të presë Bayer Leverkusenin, në një sfidë tërësisht gjermane. Dy rivalët për titull në Bundesliga këtë sezon do të kërkojnë të duelojnë edhe në Champions, aty ku sigurisht bavarezët falë edhe eksperiencës e trofeve të fituar ndër vite vijnë si favoritë, por kampionët në fuqi të Bundesligës, Leverkusen duket se nuk do të kenë asgjë për të humbur. Bayern numëron thuajse 3 vite pa fituar një sfidë ndaj “Aspirinave” faktor ky që shton edhe më shumë presionin mbi ekipin e Vincent Kompany.
Ndërkohë në “Park de Pricess” do të luhet një tjetër supersfidë në këtë mbrëmje, teksa kampionët francezë të PSG do duhet të matin forcat me një prej skuadrave më në formë të kontinentit, anglezët e Liverpool. Liverpool e mbylli fazën e ligës në vendin e parë me 21 pikë si dhe po kryeson bindshëm dhe tërësisht e pashqetësuar Premier Leaguen. Mjaftojnë kaq për të kuptuar se ata janë favorit për të kaluar më tej, por kujdes PSG. Me Luis Enriquen në krye, francezët duken një skuadër më e balancuar krahasuar me më parë, ndaj nuk përjashtohet që edhe ndaj “Redsave”, parizienët të provojnë shanset e tyre.
Ndërkohë jo më pak interesante pritet të jetë edhe sfida që do të zhvillohet në Da Luz mes Benficës dhe Barcelonës. Katalansit u rikthyen të udhëheqin La Ligën, por sigurisht që nuk kanë ndërmend të largojnë vëmendjen e përqendrimin as në Evropë. Barça vjen dukshëm si skuadra super favorite për të kaluar për më tej, por ajo që e bënë edhe më interesante këtë përballje mes tyre është fakti se të dyja skuadrat janë përballuar vetëm pak javë më parë, teksa për fazën e ligës Barça triumfoi me shifrat 4-5. 9 gola në një sfidë spektakolare e të paharrueshme, që është promoja më e mirë, për të pritur pse jo edhe mbrëmjen e të mërkurës të njëjtat emocione.
