NGA: SONILA MUSAJ*
Rezultati i zgjedhjeve për rektor në Universitetin e Mjekësisë ka detyruar kandidatin Petrit Bare që çështjen ta dërgojë ne Gjykatën Administrative. Gjate zgjedhjeve Bare humbi me një diference prej një vote kundrejt kandidatit Arben Gjata, ku doli dhe fitues.

Kandidati Petrit Bare i është drejtuar gjykatës me pretendimin për të numëruar 8 fletët e votimit të datës 20 prill, të konsideruara të pavlefshme nga anëtarët e komisionit institucional të zgjedhjeve. Me herët bare ka deklaruar se rinumërimi i votave mund të ndryshojë rezultatin dhe se kjo kërkesë bëhet për të shmangur gabimet njerëzore.

Pasi mori ne shqyrtim kërkesën dhe rinumëroi votat Gjykata verifikoi se ne avantazh serish dilte Arben Gjata. Seanca e radhës ne lidhje me këtë çështje do te zhvillohet me datë 27 qershor.
(ed.me/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: