Kryeministri Edi Rama ka sjellë në vëmendje ngjarjen e rëndë të ndodhur më 21 janar në Bulevard ku humbën jetë 4 protestues.
Duke insinuuar një skenar ku kryeministri jep urdhër për vrasjen e protestuesve dhe i jepet urdhër policisë të mos arrestoje asnjë nga personat për të cilat prokuroria ka dhënë urdhër, Rama tha se kjo është ajo që ka ndodhur në zyrën e Kryeministrisë përpara se i të vinte në pushtet.
“Unë dhe skuadra ime vendosëm diçka që se ka bërë kush parë, i dorëzuam drejtësisë shpatën e ndëshkimit.
Imagjino të mblidhet poshtë dritares time një popull i tërë dhe të jepej urdhri për të qëlluar me plumba të vërtetë në mish njerëzit e të vdisnin. U prehshin në paqe. 4 vetë totalisht të pafajshëm e të pa rrezikshëm. Dhe prokurori të lëshonte urdhra arresti për një numër personash përgjegjës për procesin e administrimit të protestës, dhe unë ti jepja urdhër drejtorit të policisë që ti thoshte SPAK, ec, asnjë nuk arrestohet. Pra me forcën e policisë të merrja në mbrojtje persona që i kërkon SPAK. Kjo ka ndodhur në Shqipëri jo para 100 vitesh por shumë pak kohë më parë, para se unë të vija në këtë zyrë”, tha ai.
