Policia e Tiranës ka arrestuar një 19-vjeçar, i cili ka kërcënuar drejtoreshën e shkollës pasi ajo i konfiskoi telefonin që përdorte gjatë orës së mësimit.

Sipas njoftimit zyrtar, K. R., 19 vjeç, jo vetëm që ka kanosur drejtoreshën, por ka kundërshtuar me dhunë edhe një punonjës policie, gjatë momentit kur po shoqërohej në Komisariat.

Gjatë kontrollit fizik, atij iu gjet dhe iu sekuestrua një mjet prerës.

Materialet procedurale për këtë rast i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb