Me urdhër të Prokurorisë  pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan sot janë shoqëruar në komisariatin e policisë të paktën katër zyrtarë të kompanisë Eco Alb .

Burime zyrtare nga Prokuroria konfirmuan se janë shoqëruar pas një hetimi penal që po zhvillohet ndaj kësaj kompanie, drejtori, një inxhinier , një përgjegjs dhe një zyrtar i rëndësishëm i kësaj kompanie.

Ndërkohë janë sekuestruar dokumentacione të shumta të Eco Alb.

Katër të shoqëruarit po merren në pyetje.

(Balkanweb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb