Këshilli i Ministrave ka vendosur lirimin nga detyra të Ermal Pacajt, i cili mbante postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit të Provës.

Vendimi është marrë me propozimin e Ministrit të Drejtësisë dhe është miratuar nga qeveria, duke hyrë në fuqi menjëherë.

Dokumenti është botuar në “Fletoren Zyrtare”.

Njoftimi i Këshillit të Ministrave:

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 10, të ligjit nr.78/2020, “Për organizimin dhe funksionimin e Shërbimit të Provës”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Drejtësisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:
Z. Ermal Pacaj, drejtor i Përgjithshëm i Shërbimit të Provës, lirohet nga kjo detyrë.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb