Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e “Epopesë së UÇK-së”, sot është zhvilluar një ceremoni nderimi në Kompleksin Memorial në Prekaz.

Oficerë të lartë të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Ministrisë së Mbrojtjes kanë bërë homazhe për të nderuar sakrificën e Komandantit legjendar Adem Jashari, si dhe të gjithë ata që dhanë jetën për lirinë e Kosovës.

Në këtë ditë, krerët e shtetit të Kosovës gjithashtu kanë shprehur respektin e tyre duke vizituar Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, duke nderuar sakrificën e familjes Jashari dhe të gjithë të rënët që kontribuuan në luftën për liri dhe pavarësi.

Ky akt simbolizon respektin dhe përkushtimin ndaj kujtimit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe vlerave të lirisë që ajo përfaqëson.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: