Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi zbuloi gjatë një konference me gazetarët sot se KQZ ka kërkuar një shtesë në fonde për të mbuluar koston e votës së diasporës për zgjedhjet e 11 majit pas rritjes së numrit të aplikantëve.
Sipas tij, KQZ ka kërkuar një fond shtesë prej rreth 7.5 milionë euro, pas tejkalimit të parashikimit prej 100 mijë votuesisht nga diaspora.
Kjo është hera e parë që diaspora shqiptare do të ketë mundësinë të votojë pa ardhur në Shqipëri.
Sipas faqes zyrtare të KQZ 245.975 emigrantë shqiptarë do të mund të votojnë për zgjedhjet e 11 majit pas aprovimit të kërkesës së tyre.
Nga ana tjetër mbi 48 mijë emigrantëve të tjerë u është refuzuar kërkesa që kanë bërë për regjistrim.
