Shërbimet lokale të trenit dhe Eurostar janë ndërprerë në stacionin Gare du Nord në Paris, pasi raportohet për një bombë të pashpërthyer nga Lufta e Dytë Botërore që u gjet aty pranë.

Bomba u gjet në mes të shinave në zonën e Saint-Denis, një periferi të Parisit gjatë punimeve gjatë natës në shina, raportojnë mediat lokale.

Eurostar dhe të gjithë trenat e tjerë janë ndalur këtë mëngjes në Gare du Nord, stacioni më i vizituar i Francës ndërsa policia po punon për të çaktivizuar pajisjen e pashpërthyer të Luftës së Dytë Botërore.
Faqja e internetit e Eurostar tregon se tre trena ishin planifikuar të niseshin këtë të premte.

Gare du Nord është stacioni hekurudhor më i ngarkuar në Evropë dhe u shërben 214 milionë pasagjerëve në vit, sipas Eurostar.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb