Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi sot gjatë një konference për shtyp se asnjë vendim i paligjshëm për tjetërsimin e pronave publike nuk do të njihet, ndërsa paralajmëroi ndëshkime të ashpra për të gjithë përfituesit.

Duke e cilësuar Agjencinë Shtetërore të Kadastrës si një mekanizëm të vjedhjes së pronave, Berisha theksoi se çdo vendim që transferon prona publike tek privatët në mënyrë të jashtëligjshme është grabitje dhe plaçkitje.

“Në çdo vend, prona ka rregulla të qarta për administrimin, shitjen dhe menaxhimin. Këtu, çdo vendim për tjetërsimin e pronës publike shkelet nga ligji për pronat private. Kjo nuk do të tolerohet,” u shpreh Berisha nga selia blu.

Ai garantoi se çdo vendim i marrë në shkelje të ligjit do të anulohet.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb