Një video e filmuar nga kamerat e sigurisë së një biznesi në zonën e njohur si “Varri Bomit” po bën xhiron e rrjetit, për shkak të aktit të guximshëm të një djali të ri. Përveç shembullit qytetar e të admirueshëm që ai frymëzon për të gjithë, ne kemi një arsye më shumë për ta postuar këtë video, pasi protagonist kryesor është ish-kolegu ynë, punonjës në televizionin News24, Lilo Shehu.

Lilo i dha një shembull të jashtëzakonshëm guximi e mirësie në 5 mars kur një person humbi ndjenjat në timonin e makinës dhe u përplas me një makinë tjetër. Pa hezituar, ai vrapo menjëherë për të ndihmuar. Pa menduar për rrezikun, Lilo me shpejtësi doli të arrinte deri te makina e përfshirë në aksident dhe hoqi këmbën e shoferit nga gazi duke ngritur frenat e dorës e duke i ofruar ndihmën e parë në kushte të vështira.

Me një shpejtësi të mahnitshme dhe pa u menduar dy herë, Lilo reagoi me saktësi dhe siguri, duke shpëtuar jetën e një njeriu dhe duke shmangur ndonjë aksident zinxhir që mund të ndodhte.

Lilo tregon se në ndihmë të shoferit që pësoi një problem shëndetësor, shkuan edhe persona të tjerë që nuk duken në kamera, ndërsa për t’u vlerësuar është edhe veprimi i shoferit me të cilin makina u përplas. Lilo tha se ai frenoi ngadalë duke amortizuar përplasjen.

Në vendngjarje shkoi edhe policia e ambulanca dhe shoferi mori ndihmën e menjehershme.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb