Inspektoriati i Kombëtar i Mbrotjes së Territorit, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, strukturat e Ministrisë së Bujqësisë dhe Bashkinë Shkodër kanë nisur aksionin për pastrimin e hapësirës së liqenit të Shkodrës nga objektet e jashtëligjshme.

Aksioni konsiston në heqjen e pinarëve dhe dajlanëve të cilët nuk kanë leje të posaçme për të qëndruar në ujërat e liqenit të Shkodrës.

Ky aksion do të vijojë për disa ditë, ndërkohë që sipas drejtorit të IKMT Emiljan Nika, aksioni përveç hapësirës në liqenin e Shkodrës do të vijojë edhe në ujërat e lumit Buna kryesisht pranë zonës së Dajlanit.

Kjo ndërhyrje konsiderohet si një nga aksionet më masive që është zhvilluar në liqenin e Shkodrës përballë një abuzimi prej vitesh që është shtrirë në të gjithë hapësirën e kësaj pasurie në territorin e Shkodrës.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb