Kristjan Asllani është kritikuar për një kohë të gjatë te Interi, me kritikat që herë pas here kanë qenë deri diku edhe të ekagjeruara për mesfushorin kuqezi. Së fundimi, në mbështetje të mesfushorit elbasanas ka dal edhe gazetari i famshëm italian Marizio Pistochi:

Gazetari italian, Pistocchi, ka bërë një koment të performancës së shqiptarit kundër Feyenoord.

“Asllani mori qendrën e fushës dhe nuk e lëshoi kurrë më, cilësinë dhe sainë, sa më shumë luan, aq më mirë bëhet. Tashmë Asllani është gati, një lajm i mirë për Inzaghin. Dyshime? Shikoni, nuk ka shumë lojtarë të datëlindjes së 2002 në rolin e Asllanit që luajnë në Champions League”, tha Pistocchi.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: