Kryeministri Edi Rama ka mbajtur një takim informal këtë mbrëmje me ministrat, Kryesinë dhe drejtuesit politikë të PS-së.
Gazetari Ergys Gjençaj raporton për News24 se në këtë takim është folur për objektivat e qeverisë, si dhe për programin e Partisë Socialiste.
Gjithashtu, në takim mësohet se është diskutuar edhe për listat e kandidatëve për deputetë, që PS pritet të dërgojë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.
Ergys Gjencaj: Është diskutuar sa i përket pikave kryesore të programit, me të cilin PS do të dalë në fushatë elektorale. Kanë vijuar diskutimet mbi objektivat e qeverisë socialiste. Gjithashtu, është bërë një analizë e punës së kryer nga ministritë.
Një tjetër diskutim është edhe lista e kandidatëve për deputetë, e cila do i nënshtrohet analizës së Kryesisë të PS-së. Takimi në Pallatin e Brigadave është informal.
(BalkanWeb)
