Mocioni i mosbesimit ndaj Qeverisë së kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis, i paraqitur nga partitë PASOK, SYRIZA, E Majta e Re dhe Kursi i Lirisë, si dhe nga 9 deputetë të pavarur, u rrëzua, pas një seance intensive parlamentare.

Mocioni u rrëzua me 157 vota “kundër” dhe 136 vota “pro”. Ky votim u zhvillua menjëherë pas fjalimit të kryeministrit Mitsotakis, i cili e përdori këtë mundësi për të sulmuar opozitën, duke e akuzuar për formimin e një “aleance të individëve që janë të etur për nihilizëm” dhe duke theksuar se opozita nuk ka ofruar ndonjë propozim alternativ të qartë dhe të besueshëm.

Mitsotakis nënvizoi se në vend të kritikave të ndershme dhe konstruktive, opozita ka shpërndarë vetëm akuza dhe mungesë ideash konkrete për përmirësimin e situatës.

Kujtojmë se votimit në shumicë “kundër” për mocionin e mosbesimit i paraprinë protestat masive përpara parlamentit.

(Balkanweb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb