Që nga mbrëmja e djeshme qendra e Stambollit është mbyllur. Sheshi Taksim, Pera dhe rrugët përreth janë bllokuar pas ndalimit të marshimit dhe ngjarjeve të ngjashme për sot, 8 Mars, në Ditën Ndërkombëtare të Gruas.
Bllokada u vendos pas një vendimi të administratës lokale rajonale të Perës për ndalimin e marshimeve, festimeve dhe manifestimeve të natës, i cili u zgjat edhe mëngjesin e sotëm.
Në njoftimin e administratës rajonale thuhet se ngjarjet “mund të çojnë në veprime që mund të prishin rendin publik dhe paqen shoqërore” dhe theksohet se të gjitha aktivitetet, si mitingjet dhe demonstratat, njoftimet për shtyp, shpërndarja e fletëpalosjeve dhe protestat janë të ndaluara për 24 orë në dhe rreth sheshit Taksim.
Ndalimi ka të bëjë, ndër të tjera, me “Marshimin e Natës Feministe” , i cili organizohet çdo vit nga organizatat e grave. Në kuadër të ndalimit, mbrëmë u vendosën parmakë në sheshin Taksim, shumë rrugë u mbyllën për qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve, kontrollet policore po kryhen në pikat qendrore, si dhe u mbyllën stacionet e metrosë përreth.
Qendra për të Drejtat e Grave të Dhomës së Avokatëve të Stambollit njoftoi se ka apeluar në gjykata për të anuluar dhe pezulluar ekzekutimin e vendimit për ndalimin e ngjarjeve.
