Me rastin e Muajit të Shenjtë të Ramazanit, Ambasada e Mbretërisë së Arabisë Saudite në Tiranë, ka shtruar një iftar. Në fjalën e tij, ambasadori, shkëlqesia e tij, Faisal Ghazi Hivzi, uroi besimtarët.

“Duke ju uruar Muajin e Shenjtë të Ramazanit, falenderoj stafin e ambasadës për organizimin dhe një përshëndetje të veçantë për mbretin e Arabisë dhe Princin e Kurorës duke ju lutur Allahut tu japë shëndet e begati vendit të tyre. Përshëndes dhe uroj popullin mik të Shqipërisë me rastin e muajit të shenjtë të Ramazanit duke ju lutur Allahut të Madhëruar tua pranojë agjërimin dhe sakrificën e tyre në këtë muaj të begatë”, tha shkëlqesia e tij, Faisal Ghazi Hivzi.

Klerikë të lartë përfshirë Kryegjyshin Botëror të Bektashinjve, Haxhi Dede Edmond Brahimaj, sipërmarrës e personazhe të jetës publike shqiptare ishin të pranishëm dhe uruan për muajin e shenjtë.

“Me këtë rast i lutem Allahut që sakrificat e besimtarëve qofshin të shpërblyera në këtë muaj, të mirësisë e të mëshirës”, u shpreh shkëlqësia e tij, Faisal Ghazi Hivzi.

Ambasada e Mbretërisë së Arabisë Saudite është e përfshirë edhe në nisma humanitare duke përcjellë besimin e thellë te rëndësia e solidaritetit human dhe përpjekjet për të ndihmuar të varfrit, frymëzuar nga parimet e Islamit dhe vlerat njerëzore.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb