Qeveria e përkohshme e Sirisë po përballet me një presion ndërkombëtar në rritje lidhur me akuzat që forcat e saj të sigurisë dhe grupet e lidhura vranë qindra civilë ditët e fundit.

Sipas Observatorit Sirian për të Drejtat e Njeriut me qendër në Mbretërinë e Bashkuar, të paktën 1,000 alavitë – një sekt i pakicës i myslimanëve shiitë, nga e cila e ka origjinën familja Assad, e cila udhëhoqi regjimin e vjetër – janë vrarë gjatë ditëve të fundit.

Përshkallëzimi i dhunës filloi pas një sërë sulmesh të kryera nga besnikët e qeverisë së Asadit.

Një dëshmitare okulare përshkruan për BBC se si fqinjët e saj, përfshirë fëmijët, u vranë.

Udhëheqësi i përkohshëm i Sirisë, Ahmed al-Sharaa – i cili luajti një rol udhëheqës në rebelimin që rrëzoi Asadin – ka bërë thirrje për paqe dhe ka njoftuar një hetim mbi dhunën. Por deri më tani, ai nuk ka adresuar drejtpërdrejt akuzat se mizoritë po kryheshin nga mbështetësit e tij.

OKB-ja thotë se ka marrë raporte “jashtëzakonisht shqetësuese” për të vrarë familje të tëra dhe u ka bërë thirrje autoriteteve të përkohshme që të ndërmarrin “veprime të shpejta për të mbrojtur sirianët”, ndërsa SHBA thotë se udhëheqja siriane duhet t’i mbajë përgjegjës autorët.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb