Kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi, ka postuar në rrjetin e ti social në Facebook, një mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të ish-deputetit socialist, Andis Harasani, i cili ndërroi jetë sot si pasojë e sëmundjes së kancerit.
“Daj në këpute shpirtin! Sapo mora lajmin e trishtë që Andisi ndërroi jetë, e dija që po luftonte me sëmundjen e rëndë por daja apo siç e njohin të gjithë Tironci i omël kishte shumë energji pozitive e ishte optimist”, shkruan Idrizi në Facebook, teksa zbulon dhe telefonatën e fundit që bëri me Andis Harasanin.
Idrizi tha se Harasani ishte shumë optimist dhe se ai besonte se se do e fitonte betejën me kancerin.
“Fola para pak kohësh e ishte optimist i pandreqshëm si ai dinte të ishte se do ia dilte, por jo, në fund ajo që është caktuar parakalon çdo dëshirë…”, shkruan Idrizi.
Postimi i plotë
“Daj na kepute shpirtin !
Sapo mora lajmin e trishte qe Andisi nderroj jete , e dija qe po luftonte me semundjen e rende por daja apo sic e njohin te gjithe Tironci i omel kishte shume energji pozitive e ishte optimist .
Fola para pak kohesh e ishte optimist i pandreqshem si ai dinte te ishte se do ia dilte, por jo, ne fund ajo qe eshte caktuar parakalon cdo deshire…
E rende te te them Andis te qofte i lehte dheu .
Bashke me Andisin na shkeputet dhe nje pjese e rrugetimit qe kemi bere bashke ne shkolle ne administrate ne politike.
Te gjithe nje dite do te shkeputemi nga kjo bote, dhe njesia matese eshte me boshllekun qe lejme, e ti le boshllek te madh tek une Daj…
Te Zotit jemi tek Ai kthehemi, qofte rrugetim i lehte ne kete muaj te Ramazanit vllai im.”
