Kryeministri Edi Rama ka theksuar edhe një herë rëndësinë që ka procesi i integrimit në BE për vendin, ndërsa ka theksuar se skuadra që punon çdo ditë për të përmbyllur me sukses negociatat përbëhet nga 1000 persona.
Rama ka theksuar gjithashtu rëndësinë e datës 11 maj, duke e cilësuar atë si një moment kyç për të dhënë mandat për Partinë Socialiste me një mbështetje të fortë nga populli, për të garantuar vazhdimësinë e negociatave dhe për të mos humbur asnjë ditë të vlefshme.
Sipas tij, çdo vonesë në këtë proces mund të rrezikojë dritaren e mundësisë për anëtarësim dhe të çojë në pasiguri për të ardhmen.
“Janë 1000 persona të angazhuar që punojnë çdo ditë për negociatat. 40 drejtues të grupeve negociatore dhe një strukturë e cila është bazë e suksesit të negociatave. Dhe qoftë edhe për të mos lëvizur me asnjë ditë procesin e planifikuar të punës së gjithë kësaj armate njerëzish, 11 maji duhet të jetë vula e vullnetit popullor për t’i dhënë mandatine 4 PS me një mbështetje si kurrë më parë që të mbyllim procesin e të mos humbim asnjë ditë, sepse nëse do të humbim muaj dritarja do të mbyllet dhe nuk dimë se kur rikthehet në axhendë anëtarësimi”, tha ai.
(BalkanWeb)
