Kryetari i PD, Sali Berisha u shpreh se 2025-a do të jetë viti i diasporës. Gjatë prezantimit të koalicionit opozitar “Aleanca për Shqipërinë Madhështore”, Berisha tha se entuziazmi i diasporës për të votuar në 11 maj është dëshmi e dashurisë së tyre ndaj vendit për të bërë të mundur rotacionin politik në Shqipëri.
Sali Berisha: Prej dy muajsh PD dhe aleatët kanë bërë fushatën më të suksesshme elektorale jashtë vendit, angazhimi ka ndezur zemrat dhe shpresat e tyre, ka provuar një entuziazëm të paparë nga vitet 90- deri sot. 2025 do ta quajmë me të drejtë vitin e diasporës, e meritojnë plotësisht. Entuziazmi i tyre dhe vendosmëria për të marrë pjesë në zgjedhje e për të votuar opozitën, dëshmi e dashurisë ndaj Shqipërisë demokratike të ligjit, qytetarëve të lirë dhe jo narkoshtetit.
Përbuzja që diaspora i bëri Ramës në takime e detyroi të ndërpresë takimet, akoma më keq përzunë përfaqësuesit e tij me 5 mbiemra. Diaspora ka bërë zgjedhjen e saj, të shpëtojë Shqipërinë.
PD dhe aleatët nisin fushatën me një epërsi të pakrahasueshme me kundërshtarin tonë dhe padrinon e bandat e tij.
Para shqiptarëve shkojmë kokulur sepse do të kërkojmë zemrën dhe mbështetjen e tyre, por ballëhapur sepse paraqesim një projekt qe Shqipëria se ka njohur kurrë më parë.
(BalkanWeb)
