Emisioni Fitstation bashkë me moderatoren Çenkuela Hasa u transferuan brenda Bazës Ajror Farkë ku realizuan një intervistë me komandantin Ervin Buzi dhe ku zbuluan më shumë për audiencë e News24 rreth helikopterëve që kjo bazë zotëron.

 

“ Black Hawk është një helikopter amerikan, ndryshe quhet “Falkoi i zi” dhe është një helikopter me shumë role dhe funksione. Ky helikopter është krijuar për taktika ushtarake, ka një mbijetesë të lartë në rast aksidentesh. Plus kemi dhe aleat amerikan aktualisht në bazë të cilët po na ndihmojnë ta çojmë në nivel më të lartë funksionin tonë ajror”- tha Buzi për News24.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: